Shkurt.ch
Mbi 4 vjet burg për thyerjen e kafkës fëmijës së vet, boksieri kosovar shpëton nga dëbimi
Është interesante se përkundër faktit se një dënim kaq i lartë tërheq me vete edhe dëbimin e pakusht nga Zvicra, 30 vjeçari i ka shpëtuar kësaj mase ndëshkuese.
Gjykata Penale e Bazelit i ka shqiptuar dënimin me katër vjet dhe tre muaj burg efektiv një kik-boksieri 30 vjeçar me prejardhje nga Kosova. Ai është dënuar për shkaktim lëndimi trupor për kohë të gjatë bashkëshortes së tij dhe për thyerjen e kafkës foshnjës së përbashkët dymuajshe.
Herën e fundit, goditja e tij mbi gruan ka pasur pasoja të rënda edhe për foshnjën e tyre të përbashkët të cilën e ëma po e mbante në krah, shkruan aargauerzeitung.ch.
Foshnja kishte pësuar me atë rast thyerje të kafkës ndërsa ka qenë punë fati që nuk ka bartur pasoja nga kjo goditje, transmeton albinfo.ch.
I akuzuari i ka hedhur poshtë pothuaj të gjitha akuzat. Prokurori ka kërkuar 7 vjet e gjysmë burg për boksierin kosovar.
Është interesante se përkundër faktit se një dënim kaq i lartë tërheq me vete edhe dëbimin e pakusht nga Zvicra, 30 vjeçari i ka shpëtuar kësaj mase ndëshkuese.
Kjo për faktin se në kohën kur ka kryer deliktet (viti 2014) ende nuk ka qenë në fuqi ligji i ashpërsuar për të huajt me dosje penale, shkruan albinfo.ch. Me këtë ligj parashihet dëbimi i personave me prejardhje të huaj kur ata kanë kryer vepra që sanksionohen edhe me dënime shumë më të ulëta se ky.
Vetëm në rast se kryen sërish ndonjë vepër penale, ai nuk do të mund t`i shpëtojë dëbimit në Kosovë, prej nga e ka prejardhjen.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime Një skandal i ri po trondit ushtrinë zvicerane, kësaj radhe lidhur me armët e dorës. Pistoletat... -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia -
Zvicra mbështet fuqishëm përpjekjet e çminimit në Kosovë











