Mbi 400 miliardë nga remitancat
Banka Botërore për Migracionin dhe Zhvillimin: Sivjet remitencat do të jenë 6.5 për qind më të larta se në 2011
Ekspertët e Bankës Botërore konsiderojnë se fluksi i remitancave drejt vendeve në zhvillim këtë vit ka shënuar një rritje prej 6. 5 për qind, duke tejkaluar parashikimet paraprake. Sipas një raporti të BB-së për Migracionin dhe Zhvillimin, sivjet remitencat do të jenë mbi 406 miliardë dollarë. “Remitancat drejt vendeve në zhvillim pritet të rriten me 7.9 për qind në 2013, 10.1 për qind në 2014 dhe 10.47 për qind në 2015 për të arritur në 534 miliardë dollarë në 2015”, konsideron banka botërore, raporton Shekulli. Remitancat në rrafsh botëror, përfshirë ato drejt vendeve me të ardhura të larta, siç thuhet në raport, pritet të arrijnë 534 miliardë dollarë në 2012 dhe parashikohet të rriten në 685 miliardë dollarë në 2015. Megjithatë, pavarësisht rritjes se përgjithshme në fluksin e remitancave drejt vendeve në zhvillim, kriza ekonomike globale, sipas BB-së, po e redukton fluksin e tyre drejt disa rajoneve. “Evropa dhe Azia Qendrore dhe Afrika Sub-Sahariane janë veçanërisht të ndikuara, ndërsa Azia Jugore, Lindja e Mesme, si dhe Afrika e Veriut pritet të jenë më mirë nga sa ishte parashikuar fillimisht”, thuhet në raportin e BB-së. Ndërkaq, rritje të qëndrueshme në fluksin hyrës të remitancave konsiderohet rajonet dhe vendet me numër të lartë emigrantësh në vendet eksportuese të naftës. “Për Azinë Jugore, remitancat në 2012 priten të jenë 109 miliardë dollarë, me një rritje prej 12.5% nga viti i kaluar”, thuhet në raport. Ndërkaq ajo që përmendet si shqetësuese në këtë raport është kostoja e lartë e dërgimit të parave, e cila është mesatarisht 7.5 për qind në tremujorin e katërt të 2012…
E-Diaspora
-
Mbi një milion të huaj në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësinë zvicerane Mbi një milion të huaj që jetojnë në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësi zvicerane, edhe pse... -
LUNEE lidh traditën shqiptare me teknologjinë moderne -
Ardiana Sallauka dhe Arber Jagoda rizgjidhen në Këshillin Komunal të Villeneuve në kantonin Vaud -
Naim Dina zgjidhet për herë të dytë asambleist në Renens -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027
Jeta në Zvicër
-
Anulime të shumta fluturimesh në Aeroportin e Gjenevës për shkak të grevës së pilotëve të Lufthansa Greva e pilotëve të kompanisë gjermane Lufthansa, e caktuar për të enjten dhe të premten, po... -
Profili i tre viktimave zbulon sistemin shfrytëzues seksual të Jeffrey Epstein në Zvicër -
Asnjë ndihmë federale për viktimat e zjarrit në Chiètres -
Mbi 140 ankesa për sjellje problematike në Spitalin Universitar të Lozanës -
Sa më shumë po paguajnë tani shoferët në Zvicër për karburant?














