Maqedonia
Mbi 5.44 miliardë euro qytetarët e Maqedonisë i ruajnë si kursime nëpër banka
Referuar të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë, mbi 5.44 miliardë euro janë regjistruar nëpër bankat e vendit si kursime apo depozita të qytetarëve, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se këto kursime janë deri në muajin qershor 2023, dhe se bëhet fjalë për kursimet totale të qytetarëve, përcjell portali Faktor.
Depozitat në bankat e vendit kanë ardhur në rritje të vazhdueshme dhe çdo muaj gjatë gjithë periudhës së kaluar, madje edhe në muajt e inflacionit jashtëzakonisht të lartë.
Pra, sipas shifrave të BPM-së, vetëm në muajin qershor kemi rritje të depozitave të qytetarëve për 63 milionë euro. Ose, nëse shihen si rritje në përqindje, depozitat janë rritur me 1.2 për qind krahasuar me një muaj më parë.
U tha se deri më tani kursimet bankare janë zgjedhja numër një për qytetarët dhe se ata ende preferojnë që paratë e tyre t’ua besojnë bankave, përcjell INA.
Sa u përket valutave, qytetarët gjithnjë e më shumë e preferojnë denarin vendor si opsion kursimi, madje në qershor kanë deponuar më shumë në denarë sesa në valuta të tjera.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











