Lajme
Mbi 50 të vdekur në protestat iraniane
Raportet për dhjetëra vdekje të tjera, që thuhet se kanë ndodhur më parë po hetohen aktualisht
Për ditë të tëra, mijëra njerëz janë demonstruar kundër regjimit në Iran. Kjo është vala më e madhe e protestave në këtë vend pas asj të rreth tre viteve më parë.
Sipas aktivistëve nga vendi i ngjarjes, më shumë se 50 persona janë vrarë deri më tani në përleshje me forcat e sigurisë, transmeton albinfo.ch.
Raportet për dhjetëra vdekje të tjera, që thuhet se kanë ndodhur më parë po hetohen aktualisht, shkruan srf.ch duke ju referuar informacioneve nga mediat ndërkombëtare.
Organizatat e të drejtave të njeriut raportojnë gjithashtu se ka të vrarë edhe në mesin e pjesëtarëve të forcave të sigurisë.
Rënia e monedhës iraniane dhe situata e dobët ekonomike, krahas pakënaqësive të tjera poilitike, kanë shkaktuar valën e protestave.
Regjimi iranian është përgjigjur me një bllokim të internetit dhe ka njoftuar një goditje të ashpër ndaj demonstruesve të premten.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lexim letrar në Köln, Jehona Kicaj prezanton romanin “ë” Jehona Kicaj hap vitin kulturor me lexim letrar në Köln... -
Një fëmijë shqiptar humb jetën në aksident në Gjermani -
The Washington Post rekomandon librin e ri të shqiptares -
PZAP hedh poshtë ankesën e PDK-së për votat nga diaspora -
Konsullata e Kosovës në Cyrih ul flamurin në gjysmë shtize në nderim të viktimave në Crans-Montana
Jeta në Zvicër
-
Meloni mbi tragjedinë në Crans Montana: “Shumë njerëz nuk e bënë punën e tyre” "Ajo që ndodhi nuk është një aksident i thjeshtë. Është rezultat i shumë njerëzve që nuk... -
Autoritetet italiane urdhërojnë autopsi për viktimat në Crans Montana -
Zvicër: Doganieri vret me armë zjarri të dyshuarin për vjedhje makinash -
Pronari i barit në Crans-Montana lihet në paraburgim -
Banka Kombëtare Zvicerane arrin një fitim prej 26 miliardë frangash












