Kosova

Mbi 5000 nënshkrime për liberalizimin e vizave

Synohet që ky numër të arrijë në 7500

Ditë më parë, Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Europian, e ka nisur një peticion online për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Schneeberger ka njoftuar sot se janë bërë 5 mijë nënshkrime në këtë peticion. Ajo ka kërkuar që të mbërrihen 7 mijë e 500 nënshkrime.
“Faleminderit për 5000 nënshkrime. Le t’i arrijmë 7500”, ka shkruar ajo.