Lajme
Mbi 90 mijë të shëruar nga koronavirusi në botë
“Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, bën të ditur se deri më tani mbi 90,000 persona kanë arritur të shërohen.
Numri i të infektuarve në gjithë botën vazhdon të rritet, sikurse edhe ai i viktimave. Deri tani janë mbi 277,049 mijë të prekur, por lajmi i mirë është se prej tyre 91.986 mijë janë shëruar, shkruan albinfo.ch.
Sipas disa hulumtimeve të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i njerëzve që shërohen nga virusi po rritet dukshëm. “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi dhe jo vetëm, bën të ditur se deri javën tjetër do të arrihen mbi 100,000 persona të shëruar, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa, në pjesën tjetër të botës vrulli i Covid-19 nuk ndalet, në Kinë situata duket të jetë nën kontroll. Autoritetet raportuan dukshëm më pak raste të reja në 24 orë, shifra më e ulët kjo që prej 20 janarit. Presidenti kinez, Xi Jinping, vizitoi Wuhanin, ku edhe pati zanafillën virusi, për të treguar se situata atje është drejt normalizimit. Sinjale pozitive vijnë edhe nga një tjetër vatër e virusit, Koreja e Jugut, e cila gjithashtu raporton rënie të rasteve e viktimave nga Covid-19.
Situata më alarmante mbetet në Itali, por edhe pjesa tjetër e Europës po përjeton rritje dramatike të rasteve. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet Emma Dakoli shkruan histori në festivalin më të madh italian për fëmijë... -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
“Një ditë tjetër” e Mira Kazhanit në Cyrih: Promovimi që u shndërrua në një përqafim kolektiv -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga
Jeta në Zvicër
-
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil Dhjetëra miq, partnerë dhe biznesmenë shqiptarë e zviceranë morën pjesë në inaugurimin zyrave te reja, duke... -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025 -
Punonjësit e Bashkisë së Gjenevës janë në grevë, duke u mobilizuar kundër shkurtimeve buxhetore














