Kosova
Mbi dy milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e nëntë shkurtit në Kosovë
KQZ-ja shqyrtoi dhe miratoi raportin e Listës Preliminare të Votuesve për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Lista Preliminare e Votuesve përmban: 2,047,148 votues, pra 161,700 votues më shumë në krahasim me Zgjedhjet e Lokale 2021, të mbajtura më 17 tetor 2021.
Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt 2025 është: 209,878 votues, prej të cilëve: 124,366 votues mund të konsiderohen të rinj që pas zgjedhjeve lokale, të mbajtura më 17.10.2021, kanë arritur moshën 18 vjeç do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2025 dhe shtetas, të cilët posedojnë certifikata të Republikës së Kosovës nga ekstrakti i Departamentit të Gjendjes Civile; 85,512 votues mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, pra votuesit që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës, votuesit e regjistruar për votim jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale 2021 dhe shtetas, të cilët posedojnë certifikata të Republikës së Kosovës nga ekstrakti i DGJC.
Lista e qendrave të votimit jashtë Kosovës, numri i vendvotimeve dhe numri maksimal i votuesve u shty për shqyrtim për tjetër ditë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













