Lajme
Mbi pesë mijë aplikues refuzohen për të votuar jashtë vendit
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilen është bërë e ditur se rreth 35 mijë aplikues jashtë Kosovës janë pranuar nga komisioni qendror i zgjedhjeve.
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së u njoftua se janë pranuar 35 mijë e 87 votues potencialë jashtë Kosovës, ndërsa janë refuzuar 5 mijë e 226 aplikacione për regjistrim.
Ata janë refuzuar sepse nuk kanë ofruar dokumentet e nevojshme të kërkuara nga KQZ-ja.
Drejtori ekzekutiv i Zyrës për Regjistrim, Yll Buleshkaj, ka njoftuar se Egzon Dervishi është larguar nga Partia Euroatlantike dhe tani partia ka 43 kandidatë.
“Ne jemi në përfundim të të dhënave, së shpejti do të vijmë me një përfundim të aplikuesve. Egzon Dervishi është tërhequr nga lista e Partisë Euroatlantike. PZAP-ja ka pranuar kërkesën dhe KQZ-ja miraton kërkesën e tij, tërheqja është me vullnet, Fadil Hajdari do ta zëvendësojë, partia tani ka 43 kandidatë. Gjithsej janë 343 femra, 725 meshkuj për kandidatë”, njoftoi ai.
Anëtar i KQZ-së, Adnan Rrustemi, ka njoftuar se do të rritet numri i votuesve nga 750 në 950 nëpër vendvotime.
Rrustemi ka bërë të ditur se janë rreth 1669 votues jashtë Kosovës, të cilët janë në listë, por për shkak të skadencës së dokumentit në vendvotim do të dërgojnë një dokument tjetër me afat.
“Dinamika e votimit nuk e pengon këtë numër të votuesve. Nga 750 votues do të rritet 950 nëpër vendvotime. 1669 aplikues jashtë Kosovës të cilët kanë dokumente të Kosovës dhe janë në listën e votuesve. Këta votues kanë skadencë të dokumentit dhe në fazën e votimit duhet të dërgojnë një dokument me afat”, tha ai.
Rrustemi theksoi se Këshilli Zgjedhor ka miratuar doracakun për zgjedhjet e 6 tetorit, siç tha ai, doracaku do të ndihmojë në rezultate më të shpejta preliminare në ditën e zgjedhjeve, shkruan insajderi, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran Aeroporti i Cyrihut regjistroi më shumë lëvizje fluturimesh në mars 2026 sesa një vit më parë,... -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot











