Lajme
Mbyllen Lojërat Olimpike Paris 2024, këto janë renditjet
Sot janë mbyllur Lojërat Olimpike Paris 2024. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zënë vendin e parë me më së shumti medalje – 126 gjithsej, prej të cilave, 40 medalje të arta, 44 të argjendta e 42 të bronzta, transmeton albinfo.ch.
Deri në finalen e fundit, e para ishte Kina sa i përket të artave, me 40 të arta, 27 të argjendta e 24 të bronzta, duke përfunduar e dyta prej vendeve më të suksesshme. Kina fitoi 91 medalje gjithsej.
Japonia është e treta me 20 të arta dhe 45 medalje gjithsej.
Austria është renditur në vendin e 36-të me gjithsej 5 medalje, prej të cilave 2 të arta dhe 3 të bronzta.
Zvicra është renditur në vendin e 48-të me gjithsej 8 medalje, 1 të artë, 2 të argjendta dhe 5 të bronzta, përcjell albinfo.ch.
Kosova radhitet në vendin e 73-të, me 2 medalje, një të argjendtë dhe një të bronztë.
Shqipëria, në këtë edicion ka fituar për herë të parë medalje olimpike, teksa renditet në vendin e 80-të me dy medalje të bronzta.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi "Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
Jeta në Zvicër
-
Xhaka jep alarmin pas barazimit me Katarin Ai pranoi se skuadra nuk po shfaq nivelin që pritej para fillimit të turneut dhe kërkoi... -
Fotolajm: Zviceranët po votojnë për kufizimin e popullsisë -
Fundjavë tragjike në Alpe: 7 alpinistë humbën jetën brenda 24 orëve -
Lehtësim i mundshëm për mijëra persona të mbingarkuar me borxhe në Zvicër -
Zvicër: Vetura juaj e ardhshme do t’ju vëzhgojë gjatë vozitjes











