Koronavirusi: çast pas çasti
Me 1169 viktima brenda një dite, SHBA ia merr Italisë rekordin tragjik
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ndodhur numri më i madh i vdekjeve nga koronavirusi i regjistruar deri tash në një shtet, brenda 24 orësh
Sipas Universitetit Johns Hopkins në Baltimore, 1169 vdekje të tjera janë regjistruar midis të mërkurës në orën 20.30 dhe të enjtes në mbrëmje, transmeton albin fo.ch. Rekordi i dhembshëm deri më tani ishte mbajtur nga Italia me 969 vdekje nga koronavirusi, më 27 mars.
Në total, Universiteti Johns Hopkins ka numëruar 5,926 vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri të enjten në mbrëmje. Sipas parashikimeve të qeverisë amerikane, midis 100,000 dhe 240,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara mund të vdesin nga sëmundja e mushkërive e shkaktuar nga koronavirusi Covid-19.
Ndërkaq në Spanjë, numri i vdekjeve nga virusi është rritur për 932 raste të reja brend një dite, duke arritur në 10.935, përcjell albinfo.ch. Për herë të parë që nga 26 parsi, pati një rënie të numrit ditor të viktimave. Numri i infeksioneve të konfirmuara u rrit nga 110.238 në 117,710.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













