Bota
Më 15 janar votohet marrëveshja për Brexit
Ligjvënësit britanikë do të votojnë planin për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, apo Brexit-in, më 15 janar, konfirmuan për BBC-në burime të Qeverisë në Londër.
Votimi në Parlament është anuluar muajin e kaluar nga vetë kryeministrja britanike, Theresa May, e cila ka pranuar se plani i saj nuk ka mbështetje.
BBC raporton se qeveria po përgatit siguri shtesë rreth marrëveshjes.
May ka arritur marrëveshjen për Brexit me Bashkimin Evropian në muajin nëntor.
Marrëveshja kundërshtohet edhe nga deputetë të partisë së saj, edhe nga ata të opozitës, të cilët thonë se ajo nuk e mbron mjaftueshëm Britaninë ose ruan lidhje tepër të afërta me BE-në.
Presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, do të zhvillojë bisedime me kryeministren May këtë javë, por ai e përjashtoi mundësinë për rinegocimin e marrëveshjes, në mënyrë që ajo të fitojë mbështetje në Parlamentin britanik, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, tha të hënën se “marrëveshja në tryezë është më e mira dhe e vetmja e mundshme”.
Britania duhet të largohet nga BE-ja më 29 mars të këtij viti, pavarësisht nëse marrëveshja do të miratohet nga deputetët ose jo.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit











