Lajme
BE: Mbi 5 miliardë euro ndihmë për vendet anëtare të prekura nga Brexit
Qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë miratuar zhbllokimin e 5,4 miliardë eurove të fondeve evropiane të urgjencës, për të ndihmuar vendet anëtare më të prekura nga pasojat ekonomike të Brexit, duke filluar me Irlandën dhe Francën.
Irlanda, vendi i vetëm në BE, që ndan një kufi tokësor me Britaninë e Madhe, do të marrë 1,1 miliard euro për të kompensuar humbjet e shkaktuara nga aplikimi, që nga 1 janari, i marrëveshjes tregtare postBrexit midis Londrës dhe Brukselit, raporton ATSH.
Franca do të përfitojë 735 milionë euro, një pjesë e madhe e të cilave do të shkojë për sektorin e peshkimit, qasja në ujërat britanike e të cilit është reduktuar në mënyrë drastike.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit