Lajme

Më 2 shtator, ansambli Vatra do të performojë në Konferencën XX të AMFE-së

Cyrih: Mjekët nga diaspora do të mbajnë Konferencën XX

Në vazhdën e mbledhjeve nga Federata e Mjekëve Shqiptarë nga Diaspora do të mbahet një konferencë në Cyrih, shkruan albinfo.ch.

Të shtunën, më 02 shtator 2023, me fillim nga ora 09:00 do të mbahet Konferenca XX e Mjekëve Shqiptarë në Europë, organizuar nga “AMFE – Albanian Medical Federation for Europe”.

Konferenca do t’i bashkojë shumë mjekë nga mbarë diaspora dhe do të diskutohet për shumë tema të mjekësisë dhe rolin e tyre në ndihmën e dhënies së përvojës së tyre në vendlindje, Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

Në këtë konferencë nuk do të mungojnë as valltarët e valles shqipe nga Zvicra. Ansambli Vatra, si nikoqire, përveç tjerash, do të performojë disa valle shqipe. /Albinfo.ch