Lajme
Peticion me 260,000 nënshkrime: zviceranët kundër testeve me pagesë
"Të gjithë duhet të kenë të njëjtat të drejta themelore. Pra, testimi dhe vaksinimi ose duhet të qëndrojnë falas ose të dyja duhet të paguhen"
Mbi 260,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion që bën thirrje për vazthdimin e testeve falas për Covid. Iniciatorja, Maja Balmer i ka dorëzuar sot nënshkrimet në Kancelarinë Federale, raporton srf.ch.
Në të, së bashku me 261,590 njerëz, ajo i bën thirrje Këshillit Federal të vazhdojë ofrimin e testeve të koronës për të marrë certifikatën Covid falas, “po aq falas sa janë vaksinimet”, transmeton albinfo.ch. Në këtë mënyrë, detyrimi i ri për certifikatë do të ishte i pranueshëm dhe mund të shmanget një shoqëri me dy nivele.
Ajo nuk është në thelb kundër masave në luftën kundër virusit korona, por shqetësohet me trajtimin e pabarabartë të njerëzve në Zvicër. “Të gjithë duhet të kenë të njëjtat të drejta themelore. Pra, testimi dhe vaksinimi ose duhet të qëndrojnë falas ose të dyja duhet të paguhen” është shprehur Balmer.
E-Diaspora
-
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih “Return To Kosovo” dhe “House With a Voice” shënuan natën përmbyllëse të festivalit me rrëfime të... -
Protestë masive në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
SBB po shqyrton vendosjen e ekraneve reklamuese në trena, shumica e pasagjerëve kundër Swiss Federal Railways po vlerëson mundësinë e vendosjes së ekraneve digjitale me reklama në trenat e... -
Ushtria zvicerane teston dronët e zbulimit dhe sulmit -
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih -
Televizioni zviceran-RTS: Rritet trafiku i kokainës në Ticino, mafia shqiptare dominon tregun -
Gjeneva planifikon masa të posaçme për samitin e G7-ës













