Fotolajmi
Më 29 mars 2019, Britania nuk do të jetë më anëtare e BE-së
"Britania do të pushojë të jetë një anëtare e Bashkimit Evropian në mesnatën e 29 marsit 2019, vetëm nëse samiti i BE-së vendos në mënyrë unanime që në periudhën dyvjeçare bisedimet të vazhdojnë"
Britania e Madhe nuk do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian pikërisht në mesnatën e 29 marsit 2019, sipas mendimit juridik të Komisionit Evropian, të publikuar për bisedime «Brexit».
“Britania do të pushojë të jetë një anëtare e Bashkimit Evropian në mesnatën e 29 marsit 2019, vetëm nëse samiti i BE-së vendos në mënyrë unanime që në periudhën dyvjeçare bisedimet të vazhdojnë”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Në të njëjtën kohë, kryenegociatori për çështjet evropiane të BE-së për “Brexit”, Mishel Barnier, i cili zbuloi strategjinë për zhvillimin e bisedimeve me Londrën në dy vjetët e ardhshme, gjithashtu u kërkoi atyre për të filluar sa më shpejt të jetë e mundur, sepse, sipas tij, “ora po troket”. Sipas tij, Brukseli do të jetë gati më 22 maj, kur Këshilli i BE-së më në fund duhet të vendosë për formatin e bisedimeve. Barnier shtoi se realisht ata do të fillojnë pas zgjedhjeve të parakohshme në Britani të Madhe më 8 qershor.
Strategjia e paraqitur nga Barnier thotë se qytetarët e BE-së që jetojnë në Britani të Madhe për më shumë se pesë vjet duhet të kenë të drejtën për të marrë shtetësinë e përhershëm në vend.
Kjo është një kërkesë e përsëritur në Bruksel për qytetarët evropianë, të cilët duke arritur në vend para “Brexitit” duhet t’i gëzojë të njëjtat të drejta si më parë.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin...
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër











