Futboll

Me kë do të luajë Zvicra?

Nati u kualifikua tutje, por mbetet e paqartë se me kë do të luajë

Zvicra ia arriti qëllimit që të kualifikohet në 1/8 e finalave të Euro 2020. Nati kishte katër pikë në Grupin A dhe u kualifikua nga vendi i tretë, shkruan albinfo.ch.

Megjithatë, mbetet e paqartë se me kë do të luajë! Nati do të luajë me liderin me njërin nga grupet B, E ose F.

Lider i Grupit B është Belgjika e frikshme. Një nga favoritët e këtij Evropiani, andaj nuk do të jetë e lehtë.

E paqartë Grupi E, ku Suedia, Sllovakia, Spanja dhe Polonia garojnë për kualifikim dhe sigurisht vendin e parë.

Kundërshtar edhe më i vështirë do të jetë lideri i Grupit F, ku mund të jenë kampionët e Botës, Franca apo kampionët e Evropës, Portugalia, apo ndoshta edhe Gjermania.

Gjithçka do të varet nga rezultatet e përgjithshme në vendet e treta. Ndeshjet në grupe do të përfundojnë të mërkurën.