Lajme

Me listën e re të karantinës, zviceranëve u hapen të gjitha rrugët për Mesdhe

Kushdo që udhëton nga e gjithë Italia, Côte-d'Azur (bregdeti francez), Kroacia, Turqia dhe Qiproja nuk do të ketë më detyrim për t`u futur në karantinë

Pak javë para pushimeve verore, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka hequr nga lista e vendeve me rrezik disa destinacione të dashura udhëtimi për zviceranët.

Kështu, kushdo që udhëton nga e gjithë Italia, Côte-d’Azur (bregdeti francez), Kroacia, Turqia dhe Qiproja nuk do të ketë më detyrim për t`u futur në karantinë, shkruan srf.ch-

Njësitë (landet) federale gjermane si Saksonia dhe Thuringeni gjithashtu janë fshirë nga lista “e zezë” e Qeverisë Federale të Zvicrës.

Kjo do të thotë që hyrja nga e gjithë Gjermania është tashmë e siguruar, pa karantinë, transmeton albinfo.ch.

Më tutje, përveç rajoneve franceze Provence-Alpes-Côtes d’Azur dhe Occitanie, BAG ka hequr nga lista e karantinës edhe rajonet italiane të Pulias dhe Campania, si dhe Iranin dhe Luksemburgun.

Shqipëria, e cila është një destinacion i ri turistik për zviceranët, është hequr nga lista e karantinës më shumë se një muaj më parë.

Nga të gjitha vendet fqinje të Zvicrës, detyrimi për karantinë vlen tashmë vetëm  për rajonet franceze si: Ile-de-France me Parisin, Normandia, Qendrën-Val de Loire, Hauts-de-France dhe Pays de la Loire.

Lista e re është e vlefshme për hyrjet në Zvicër nga e enjtja, 3 qershor.