Shkurt.ch
Më në fund një ditë e vërtetë pranvere
Që nga orët e paradites sot ka mbretëruar një mot me diell dhe pa vranësira. Temperaturat mesatare kanë qenë në es të 18 dhe 22 gradë
Më në fund sot, e diele, 14 prill, zviceranët patën mundësinë të kënaqen nën rrezet e diellit aq të pritur. Një fillim viti që nuk mbahet mend me zymtësinë e tij dhe mungesën e diellit, ka bërë që njerëzit këtu të ekzaltohen dhe të lënë shtëpitë në ditën e parë që me të vërtetë i ngjan pranverës.
Në gjithë hapësirën në veri të Alpeve, që nga orët e paradites sot ka mbretëruar një mot me diell dhe pa vranësira. Temperaturat mesatare kanë qenë në es të 18 dhe 22 gradë.
Vendpikniqet tradicionale dhe ambientet e bukura buzë liqeneve ose në male, kanë qenë sot gjatë gjithë ditës “nën sulmin” e njerëzve të etshëm për diell. Edhe restorantet, teleferikët dhe shitësit ambulantë në këto ambiente kanë pasur një “pazar” të mirë sot.
Mot i ngjashëm me diell në Zvicër do të mbretërojë së paku edhe të hënën dhe të martën, bëjnë të ditur meteorologët.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës Nxënësja shqiptare nga Payerne u vlerësua me çmim për mesataren më të lartë në gjuhën gjermane... -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen Dy futbollistët e Zvicrës shprehen optimistë para përballjes me Kolumbinë në 1/8 e finales së Kupës... -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën -
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet












