Shqipëria
Më pak se 200 raste aktive në Shqipëri
Aktualisht të shtruar me koronavirus janë 22 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive
Vetëm 177 raste aktive me COVID janë aktualisht në Shqipëri, një shifër e ulët në krahasim me ditët e para disa muajve, ku në spitale nuk kishte më vende për pacientët.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 11 të infektuar me Covid nga 2,915 testime të kryera, ndërsa ka ndërruar jetë një 73-vjeçar nga Berati, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Rastet pozitive të konfirmuara janë 3 në Tiranë, 2 raste në Gjirokastër, Cërrik, 1 rast në Malësi e Madhe, Durrës, Berat, Kuçovë.
Aktualisht të shtruar me koronavirus janë 22 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,807 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19.
Nga 751,831 testime totale të kryera që nga fillimi i pandemisë, kanë rezultuar pozitivë 132,437 qytetarë. Fatkeqësisht deri më tani numri i të vdekurve nga virusi i padukshëm ka kapur shifrën 2,453.
Qyteti i Shkodrës ka numrin më të lartë të rasteve aktive, 57, ndërsa pasohet nga Tirana me 43 dhe Berati me 23 raste.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












