E-Diaspora
Me para të ndihmave sociale ndërtoi shtëpi në vendlindje
Për shkak të mashtrimit të rëndë ekonomik, një kosovar 45-vjeçar është dashur të paraqitet para Gjykatës rajonale në Neustadt. Ai ka marr të holla nga sigurimi i ekzistencës minimale dhe nga përkujdesja, në një shumë prej mbi 60.000 euro
Në Gjykatën rajonale të Wiener Neustadt, të hënën u zhvillua procesi gjyqësor ndaj një personi me shtetësi të dyfishtë austriako-kosovare. Në fillim të procesit, gjykatësja u habit në pyetjen se çfarë nënshtetësie ka i akuzuari: “Austriake dhe kosovare”, ishte përgjigjur i pandehuri. Gjykatësja: “A është edhe kjo ligjore?” Por kjo pyetje e preokupoi gjykatën vetëm për pak kohë. Pasi, akuza kryesore ishte: Mashtrim i rëndë ekonomik, i pandehuri ka marrë në mënyrë të paligjshme për vite me radhë fonde sociale nga shteti, gjegjësisht nga Niederösterreich, shkruan “Heute”, përcjell Albinfo.ch.
Nga viti 2010 e deri në vitin 2017, 45-vjeçari për një kohë të gjatë ishte gjithmonë jashtë vendit (kryesisht në vendlindjen e tij), por nuk i kishte raportuar udhëtimet. Dhe: Gruaja e tij thuhet se ka pasur një traumë psikologjike nga lufta – kështu që çifti ka marrë ndihmë për përkujdesje (niveli 2 i përkujdesjes).
Kosovari gjithsej ka marr 59.297,71 euro në kuadër të sigurimit të ekzistencës minimale dhe ndihmës për përkujdesje në vlerë prej 2.160 euro, në mënyrë jashtëligjore. Me këto para, thuhet se kosovari në vendlindje është duke ndërtuar një shtëpi, numri i shtëpisë 2 (në një pronë të huaj) dhe aktualisht është në ndërtim e sipër, transmeton albinfo.ch.
Në gjykatë ishin ftuar dëshmitarë të shumtë (fqinjët, nipi dhe vëllai). Nipi i tij nuk tha një ndonjë fjalë të mirë për xhaxhain e tij: “Ky është një njeri me të cilin askush nuk do të donte të jetë mik”. Vëllai i të pandehurit: “Gruaja e tij nuk ka probleme mendore, nuk ka trauma lufte siç pretendon ai dhe ajo”, përcjell albinfo.ch.
Situatë e vështirë: 45-vjeçari në gjykatë përgjigjej vetëm nëpërmjet përkthyesit, megjithëse të gjitha korrespondencat lidhur me referencat (si dhe ankesat, kundërshtimet, etj.) ishin shkruan gjithmonë në gjermanishten më të pastër. Por, ai nuk i pranoi akuzat duke pretenduar se bëhet fjalë për djalin e tij.
Gjykatësja iu besoi dëshmitarëve dhe të akuzuarin e dënoi me 14 muaj burgim të kushtëzuar (vendimi është jo përfundimtar).
E-Diaspora
-
Finlandë
Hana Orllati kalon fazën e dueleve në “The Voice of Finland” Pas një performance të fuqishme me këngën e Celine Dion, talentja nga Kosova vazhdon garën në... -
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve















