Shkurt.ch
Më së shumti ikje nga Zvicra në njëzet vitet e fundit
Nga Zvicra gjatë vitit të kaluar janë larguar 104 mijë zviceranë dhe të huaj, që është për 8 për qind më shumë se në vitin paraprak
Gjatë vitit 2012 Zvicrën e kanë braktisur më shumë banorë të saj se në vitet e mëhershme. Siç bën të Ditur Enti Federal i Statistikave, nga Zvicra gjatë vitit të kaluar janë larguar 104 mijë zviceranë dhe të huaj, që është për 8 për qind më shumë se në vitin paraprak.
Ky numër është më i madhi i shënuar në njëzet vitet e fundit, shkruan “Basler Zeitung”.
Kuota e të larguarve që janë shtetas të huaj, ishte veçanërisht e lartë. Mirëpo, pasi që marrë në përgjithësi megjithatë më shumë njerëz kanë ardhur në Zvicër se sa që e kanë lëshuar atë dhe padi që ka pasur më shumë raste të lindjes se të vdekjes, popullata e Zvicrës është rritur, duke mbërritur në shifrën 8 milionë e 39 mijë banorë
Numri më i madh i personave që kanë lëshuar Zvicrën kanë shkuar në Gjermani, 16444 veta. Pas saj vjen Franca, që ka tërhequr 10251 zviceranë dhe banorë të Zvicrës. Më tutje me nga afërsisht 5000 veta vijnë në radhë SHBA, Italia dhe Britania e Madhe.
Marrë proporcionalisht, më së shumti është rritur numri i atyre që kanë shkuar në Indi (plus 36%), në Kinë (plus 24%) dhe në Brazil (plus 23%)
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











