Lajme
Me Shqipërinë edhe 100 vjet
Sekretarja Clinton tha se SHBA-të kanë qëndruar për 100 vjet me Shqipërinë dhe do të qëndrojnë me të edhe për 100 vjet të tjera
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka dhënë mbështetje të fisshme integrimit dhe zhvillimit të Shqipërisë, ndërsa ka uruara politikanët dhe popullin shqiptar për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Ajo në Tiranë është nderuar me dekoratën e ”Urdhrit të Flamurit”, ndërsa me duartrokitje të gjata, është pritur në Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas mediave shqiptare, sekretarja Clinton pas takimit me kryeministrn Sali Berisha ka thënë se ndihet shumë e lumtur që ndodhet në Tiranë në ditën e parë të muajit të festimeve për 100-vjetorin e shtetit shqiptar.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që janë partnerët dhe miqtë e vendit tuaj në rrugën e konsolidimit të demokracisë dhe hapjes së ekonomisë. Ne ju urojmë për 100 vitet e para dhe konfirmojmë edhe bashkëpunimin e ngushtë për 100 vitet e tjera”, tha Clinton në fillim të takimit me Berishën.
Nga ana e tij, kryeministri Berisha, siç raporton TCH, vlerësoi lartë vizitën e sekretares amerikane të Shtetit në Shqipërinë, në 100-vjetorin e lindjes së shtetit. Clinton në Pallatin e Brigadave, ku zhvilloi një takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani u nderua me dekoratën e “Urdhrit të Flamurit”, që iu jepet vetëm personaliteteve të shquara.
“Lidhjet tona janë forcuar dhe shumëzuar dhe kjo nuk është vetëm midis qeverive, por edhe popujve tanë. Populli amerikan dhe ai shqiptar kanë të njëjtën aftësi për të treguar aftësi. Ju, sikurse ne, keni qenë të vendosur për të qenë të lire për të ndërtuar një demokraci të gjallë dhe ekonomi të lulëzuar dhe për të krijuar një të ardhme paqeje dhe oportuniteti për të gjithë. Jam shumë e lumtur për marrëdhëniet tona historike”, tha Clinton në Kuvend.
100 vjet më parë presidenti i SHBA-ve, Uillson, sipas saj, mbrojti pavarësinë e Shqipërisë dhe ndaloi copëtimin e këtij vendin në fund të Luftës së Parë Botërore.
“Nga dekada që kanë ndryshuar presidentët amerikanë demokratë dhe republikanë, ata kanë përkrahur me vendosmëri të drejtat dhe lirët e shqiptarëve, jo vetëm këtu, por në të gjithë rajonin. Isha shumë e lumtur që bashkëshorti im krijoi fondacionin e sipërmarrjes si Presidenti Klinton krijoi fondin e sipërmarrjes për të sjellë investime në Shqipëri. Bush u bë presidenti i parë që viziton Shqipërinë dhe në 2009, Obama kishte kënaqësinë t’ju ftojë si anëtarët më të rinj të NATO-s”, tha ajo.
SHBA-të, sipas saj, kanë qëndruar me ju për 100 vjetët e para të pavarësisë dhe do të qëndrojnë me ju edhe për 100 vjet të tjera.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











