Më shumë kosovarë, falë pajisjes me shtetësinë kosovare
Shumë kosovarë me qëndrim në Zvicër, të regjistruar më parë si shtetas të Serbisë, janë riregjistruar sipas shtetësisë së re të Kosovës.
Sipas Entit federal të Migracionit, gjatë vitit 2010 rritje e konsiderueshme e të huajve është shënuar nga Kosova, pastaj vjen me radhë Gjermania, Portugalia, Franca dhe Eritrea. Shtimi i qytetarëve të Kosovës sipas entit të përmendur shpjegohet me rrethanat pas pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast shumë kosovarë me qëndrim në Zvicër, të regjistruar më parë si shtetas të Serbisë, janë riregjistruar në Zvicër sipas shtetësisë së re të Kosovës.
Më pak te huaj thuhet të ketë nga Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Sri Lanka dhe Turqia.
Gjatë vitit 2010, në Zvicër kanë emigruar 134.171 njerëz, që është 1727 më shumë se në vitin paraprak.
Por, në të njëjtën kohë është rritur më shumë numri i të huajve që kanë braktisur Zvicrën. Kanë qenë gjithsej 65 523 shtetas të huaj ose 10 285 më shumë se vitin e kaluar që gjatë vitit 2010 janë kthyer nga Zvicra në vendet e prejardhjes. Rreth 70 për qind e tyre ishin njerëz nga BE-ja.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













