Shkurt.ch
Më shumë se gjysma e fëmijëve në Zvicër kanë prindër jozviceranë
Ndërsa në Zvicër sot jetojnë 2.5 milionë njerëz mbi 15 vjeçarë që kanë prejardhje të huaj, që shprehur në përqindje është plot 36%
Çdo i dyti fëmijë në Zvicër ka prindër jozviceranë ndërsa çdo i treti banor në përgjithësi ka prejardhje të huaj. Thënë ndryshe: në Zvicër sot jetojnë 2.5 milionë njerëz mbi 15 vjeçarë që kanë prejardhje të huaj, që shprehur në përqindje është plot 36%.
Te fëmijët e vegjël, nën moshën 6 vjeçare përqindja e atyre që kanë rrënjë të huaja tashmë është 54 për qind, tregon raporti më i ri për migracion dhe integrim, të publikuar nga Zyra Federale për Statistikë, shkruan 20minuten.ch.
Sipas këtij raporti, edhe në moshat 31 deri 40 vjeçare, banorët me prejardhje të huaj janë afër gjysmës, respektivisht ata përbëjnë tashmë 49% në kategorinë e tyre të moshës, transmeton albinfo.ch. Ndërsa nga viti 2003 deri në vitin 2015 shkalla e pranisë së të rinjve mbi 15 vjeçarë që nuk kanë prejardhje të huaj ka rënë nga 70 në 63 për qind.
“Këta njerëz janë pjesë e Zvicrës. Ata janë pasurim për shoqërinë tonë – nga ana kulturore dhe ekonomike”, thotë lidhur me këtë deputetja nacionale nga SP, Silvia Schenker. Sipas saj, Zvicra ka qenë prej kohës shumëngjyrëshe. Por për të garantuar një bashkëjetesë të mirë është i domosdoshëm integrimi i suksesshëm, përcjell albinfo.ch. Në këtë pikë, “gjatë 20 viteve të fundit janë nxjerrë mësime të mira”, ka thënë ajo. Kështu, sot i japim më shumë rëndësi mësimit të gjuhëve të vendit nga fëmijët me prejardhje të huaj, para fillimit të shkollës.
Por, nuk mendon kështu politikani i SVP-së, deputeti nacional Marko Tuena, transmeton albinfo.ch. “Migrimi në rritje sjell më shumë kriminalitet, sistemi social ngarkohet më shumë dhe mësuesit në shkolla janë më të ngarkuar , pasi që fëmijët nuk e njohin sa duhet gjermanishten.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












