Integrimi
Me video shokuese kundër fluksit të ballkanasve
https://www.youtube.com/watch?v=2JRBhfSFeWQ
Fluksi i madh i azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor ka shtyrë Gjermaninë të ndërmarrë një sërë masash parandaluese. Më e reja është një video sensibilizueze që e ka publikuar së fundi Ministria e Brendshme e Gjermanisë për të „frikësuar” dhe zmbrapsur ballkanasit nga kërkimi i azilit në Gjermani.
Në filmimin e shkurtër, autoritetet gjermane informojnë të gjithë emigrantët për shanset e pakta që kanë për të përfituar azil dhe që për më tepër rrezikojnë edhe të penalizohen nëse nuk respektojnë rregullat e kthimit.
Video edukuese është një tjetër masë e ndërmarrë nga qeveria federale gjermane në bashkëpunim me vendet e origjinës për të adresuar fluksin e azilkërkuesve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, përcjell ksp.
Qëllimi i videos që zgjat katër minuta është ulja e numrit të emigrantëve, por edhe ndërgjegjësimi i tyre se udhëtimi drejt Gjermanisë, përpos kostove financiare ka vetëm një fund, atë të kthimit në atdhe.
Autoritetet gjermane iu bëjnë thirrje të gjithë azilkërkuesve të punojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.
Të mos bien viktimë e trafikantëve dhe të mos besojnë në një parajsë që nuk ekziston, por të kontribuojnë për ekonominë e vendit të tyre.
Zyrtarë gjermanë kanë bërë të ditur në mënyrë të përsëritur se asnjë qytetar, vendi i origjinës së të cilit është i sigurt, nuk përfiton azil. Megjithatë vetëm në 2015 Shqipëria, Kosova dhe Serbia, rezultuan vendet me numrin më të madh të aplikuesve për azil në Gjermani.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime Një skandal i ri po trondit ushtrinë zvicerane, kësaj radhe lidhur me armët e dorës. Pistoletat... -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia -
Zvicra mbështet fuqishëm përpjekjet e çminimit në Kosovë











