Portrete të firmave
MedHair” e Valentina Berishës, e para në Cyrih që ofron “tatuazhin e flokëve”
“MedHair” është e para klinikë në Cyrih dhe ndër të paktat në Zvicër që përdor teknikën e trikopigmentimit apo tatuazhit të flokëve
“MedHair” është një ordinancë dermatologjike që gjendet në qendër të Cyrihut e cila në vete ka përvojën shumëvjeçare të specialistes së dermatologjisë, Valentina Berisha. “MedHair” ofron konsultime, ekzaminime dhe trajtime për të gjitha problemet që lidhen me dobësimin apo rënien e flokëve, bazuar në analizat laboratorike të cilat janë të vërtetuara dhe të dëshmuara me faktet dhe studimet e fundit shkencore në lëmin e dermatologjisë.
Rënia apo humbja e flokëve është një fenomen fiziologjik, i njohur ndryshe si alopecia androgjenetike, apo dobësimi dhe humbja graduale e flokëve. Për të trajtuar këtë problem përdoren metoda të ndryshme të cilat aplikohen tek pacientët për të rikthyer flokët. “MedHair” është e para klinikë në Cyrih që me përvojën shumëvjeçare të specialistes së dermatologjisë Valentina Berisha ka filluar të përdorë tekniken e trikopigmentimit apo tatuazhit të flokëve.
„Medhair“ falë përvojës dhe profesionalizmit ka korrur sukses në trajtimin dhe kurimin e shumë pacientëve me probleme që lidhen me rënien e flokëve.
Në një intervistë për albinfo.ch Valentina Berisha tregon se të gjitha trajtimet në ordinancën e saj kryhen në bazë të analizave laboratorike nga ku, me çdo pacient fillimisht bëhet konsultimi, ekzaminimi lidhur me problemin që ka dhe më pas përdorimi i teknikës adekuate, bazuar në të dhënat laboratorike dhe deri më tani rezultatet janë të mahnitshme dhe shumë shpresëdhënëse.

Emër i respektuar në Cyrih e më gjerë
Valentina Berisha është 24 vjeçare, e lindur dhe e rritur në Olten të Zvicrës. Shkollimin e ka kryer në fushën e mjekësisë, profesion ky të cilit ka vazhduar t`i përkushtohet me sukses, duke punuar për më shumë se gjashtë vite në dermatologji, respektivisht në fushën që trajton problemet me rënien e flokëve dhe problemet me lëkurën. Ajo tashmë është e specializuar për të trajtuar këto probleme duke arritur që sot Valentina Berisha të jetë një emër i respektuar dhe i vlerësuar në këtë fushë. Përvojën e saj e dëshmon edhe bashkëpunimi me kliniken „Swiss Derma Clinic“ , klinikë e dermatologjisë dhe estetikës.
“MedHair” është e para ordinancë në Cyrih që me përvojën shumë vjeçare të Valentina Berisha ka filluar të përdorë tekniken e trikopigmentimit apo tatuazhit të flokëve. Siç tregon për albinfo.ch Valentina Berisha, metoda trikopigmentimit apo tatuazhit të flokëve është e re në Zvicër. Ajo për këtë teknikë ka bërë specializim në Romë të Italisë. Kështu, ordinanca e saj sot është nga të paktat në Zvicër, si dhe e vetmja në Cyrih që aplikon këtë metodë e cila sipas saj është krejtësisht natyrale dhe me qëndrueshmëri të lartë estetike.
Përveç kësaj kjo teknikë përdorë ngjyrë shumë natyrale dhe që i përshtatet personit me ngjyrën e flokëve. Teknika e trikopigmentimit është projektuar për të mbuluar mungesën e flokëve në disa zona të kokës ose rrallimin e flokëve. Kjo arrihet përmes krijimit të depozitimeve të panumërta të vogla të pigmentit nën lëkurë. Në këtë mënyrë, në vend që koka të mbetet pa flokë, teknika e trikopigmentimit ndihmon që koka do të duket njësoj si me flokë.
c/o SwissdermaClinic
Löwenstrasse 1
8001 Zürich
/Shkrim i sponzorizuar/
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë













