CH-Ballkani
Media gjermane: Athina dhe Shkupi përpara marrëveshjes
Republika e Maqedonisë së Ilindenit është propozimi që ka habitur edhe mediat e huaja si variantë për të zgjidhur kontestin shumë vjeçar mes Shkupit dhe Athinës. Kjo pasi një propozim i tillë nuk ka qenë në tavolinë nga ndërmjetësi Metju Nimiç.
“Ilinden në përkthim do të thotë “Elias-Tag”*. Në 2 gusht 1903 ndodhi një kryengritje anti-osmane në provincat e fundit të mbetura në Ballkan pas Kongresit të Berlinit 1878. Kryengritja fillimisht filloi në Maqedoninë e sotme, më pas në Bullgarinë juglinodre. Revolta dështoi, megjithatë këtu luajti rol të madh për Nation-building. Mbi të gjitha për maqedonasit, ku republika jetëshkurtër e Krushevës, vlerësohet si bërthamë e shtetësisë së tyre,” shkruan neues-deutschland.de.
Por kjo variantë, sipas medias gjermane, ka hasur në kundërshtime nga opozita maqedonase dhe ajo greke, ku pala e parë nuk kërkon mbiemra në emrin Maqedoni, ndërsa pala e dytë kundërshton termin “Maqedoni”.
“Për arsye taktike mundet edhe partitë tjera opozitare ta kundërshtojnë planin e Zaev për emrin në referendum. Partnerët e tij janë dy parti shqiptare, të cilët përbëjnë rreth një të tretat e banorëve të përgjithshëm. Por jo vetëm konservatorët nacionalistë, edhe pjesëtarë të trupit votues të Zaev mund ta kundërshtonin këtë zgjidhje në referendum,” shkruan në fund media gjermane.
*Ilinden ka konotacion kishtar për nder të Shën Ilisë, ndërsa dikur te ortodoksët shqiptarë të Maqedonisë ajo është quajtur Shëndëlli.
E-Diaspora
-
Bëhu pjesë e elitës akademike të inxhinierisë shqiptare në Zvicër, apliko tani! Shoqata e Inxhinierëve Shqiptarë të Zvicrës, Albanian Engineering of Switzerland tashmë për herë të dytë ndan... -
Shqipja në Slloveni: ruajtja e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Shoferi shqiptar humb jetën në aksidentin me kamion -
Shqipëria drejt standardizimit të mësimdhënies së shqipes në diasporë -
“Art Without Limit International Film Festival” për herë të parë në Austri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Rritje e madhe e vjedhjes së identitetit online Vjedhja e identitetit online është rritur ndjeshëm në Zvicër, duke u kthyer në një nga format... -
A po i vë në shënjestër administrata Trump “Migros” dhe “Coop”? -
Iniciativa për demokracinë drejt dështimit në Zvicër -
Bëhu pjesë e elitës akademike të inxhinierisë shqiptare në Zvicër, apliko tani! -
Ekonomia zvicerane jep sinjale pozitive, por perspektiva mbetet e dobët














