E-Diaspora
Mediat gjermane: Fëmija i vdekur në Berlin është nga Bosnja
Kërkimet për rrëmbyesin e Mohamedit të vogël kanë përfunduar me një lajm tragjik. Fëmija është gjetur i pa jetë në Berlin! Sipas informacioneve nga policia, i dyshimti është arrestuar të enjten në mëngjes. Ai e ka pranuar tashmë se ka kryer veprën makabre kundër 4 vjeçarit.
Ky lajm mori dhenë në mediet shqiptare duke shkruar se fëmija Mohamed Januzi është shqiptar, ndërkohë në anën tjetër mediet gjermane në të gjitha raportet e tyre shkruajnë se ai është refugjat nga Bosnjë dhe Hercegovina.
“Për katër javë rresht, policia nga Berlini me të gjitha forcat e saj ka kërkuar për ta gjetur dhe shpëtuar jetën e Mohamed Januzit. Por kot, djali nga Bosnja dhe Hercegovina është gjetur i vdekur”, shkruan t-online.de.
Edhe e përditshmja gjermane bild.de në raportin e saj thekson se familja bashkë më Mohamedin ishin ardhur në Gjermani para dy vitesh nga Bosnja.
“Mohamedi është zhdukur më 1 tetor në duart e rrëmbyesit në ambientet e zyrës shtetërore të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale. Me të ishte nëna e tij (28 vjeçare) dhe fëmijët (5 muajsh, 4 dhe 9 vjeçarë) dhe rrëmbimi ka ndodhur rreth orës 12 të ditës. Familja kishte ardhur para dy vitesh nga Bosnja në Berlin”, shkruan Bild, transmeton “albinfo.ch”
Në veturën e rrëmbyesit Silvio S. është gjetur trupi i pa jetë i fëmijës.
32-vjeçari nga Brandenburgu ka pranuar se ka bërë edhe vrasjen e fëmijës tjetër Elias nga qyteti i Postdam-it i cili ishte zhdukur prej shumë muajsh më parë.
Në një prononcim të dhënë javë më parë për bild.de, nëna e tre fëmijëve Aldiana thotë se babai i fëmijëve të saj është vrarë në Bosnjë.
“Bosnja nuk ishte më e sigurt për ne. Ne duhet të iknim”, ka thënë ajo. Në Gjermani ajo kërkonte një ardhmëri më të sigurt për fëmijët e saj. Aty ajo u njoh edhe me të dashurin e saj Claudio Dura me të cilin edhe jeton.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim 20 nga 26 kantone kanë rezultate më të mira se sa pritej, por rritja strukturore e... -
SHBA vendos tarifë prej 15% për produktet farmaceutike zvicerane -
Vazhdon kaosi i trafikut para tunelit Gotthard, kolonat shkaktojnë frustrim te udhëtarët -
Banorët e Gjenevës do të votojnë për kufizimet e shpejtësisë në rrugët e kantonit -
Zvicra kryeson Evropën për jetëgjatësi, gratë jetojnë më gjatë se burrat















