Kultura
Mediat gjermane për bendin nga Kosova: Të fluturojmë me “Sytë”
"Ata e shikojnë veten si fëmijë të një brezi i cili kudo ndihet në shtëpi të veten. Lëvizja konstante këtu është një imanencë jetësore dhe pasqyrohet edhe në dinamikën e muzikës së tyre"
A është një makinë? Aeroplan apo E-Skuter?! Jo! Janë SYTË. Ose thënë më saktë: bendi ynë i orës së fundit nga Kosova. Së paku kur ne, ashtu ngapak melankolikë, pak ëndërrimtarë dhe disi në mosmarrëveshje me veten, shpresojmë për magjinë… Kështu e fillon artikullin revista elektronike gjermane, e specializuar për muzikë bashkëkohore Noiz.de.
SYTË, janë: këngëtarja Nita Kaja, producenti Drin Tashi, basisti Fatlind Ferati dhe bateristi Granit Havolli. SYTË, është një bend ndërkombëtar: Kaja është në fakt nga Nju-Jorku, ndërsa pjesëtarët e grupit janë gjetur në Prishtinë, Kosovë, ku këngëtarja jeton prej dy vjetësh, transmeton albinfo.ch. Ndërsa emri i bendit është frymëzuar nga shqipja, pra ka kuptimin e syve.
Që nga albumi i parë në korrik të vitit 2018 kanë qenë herë pas here në turne ndërkombëtare. A është ndonjëri prej anëtarëve të bendit “i parrënjë”? Mbase. Ndërkohë që vetë bendi nuk do të thoshte kështu: ata e shikojnë veten si fëmijë të një brezi i cili kudo ndihet në shtëpi të veten. Lëvizja konstante këtu është një imanencë jetësore dhe pasqyrohet edhe në dinamikën e muzikës së tyre, përcjell albinfo.ch. Nga kjo, Kaja nxjerr përfundimin: “Të shpresojmë se nuk do të ndalemi kurrë”.
Lidhjet me muzikën te të katër anëtarët kanë lindur që heret. Basisti Ferati për shembull ka dëgjuar “Red Hot Chilli Peppers” që nga rinia e tij e hershme. Nga ajo kohë ai është basist, pasi që diçka i ka bërë “klick” te kitara bas. Këngëtarja Kaja, në anën tjetër më heret urrente të këndonte, pasi që pas kësaj secilën herë i duhej të qante. Dikur ajo e kishte kuptuar se emocionet e lëna të lira i ndihmojnë në punë të artit, transmeton albinfo.ch. Në këtë mënyrë ajo ia ka dalë që, edhe në formë loje, tekste serioze, emocionale dhe të thella t`i shndërrojë në këngë xixëlluese, të lehta. “Për shembul, kënga “Pink Roses”…
Qëllim i muzikës është edhe t`i aftësojë njerëzit që të bëhen më të vetëdishëm për ndjenjat e tyre… Prandaj ajo thotë: “Lejoni veten të zemëroheni, të urreni ndonjë gjë ose madje edhe të bëheni xhelozë”. Ndjenjat mund të përpunohen pastaj në mënyrë shumë kreative, për shembull përmes artit. Kështu ka ndodhur, fjala vjen, me “SYTË”. Një porosi jo e keqe, shkruan Noizz.de. Para së gjithash kur kompozimet tingëllojnë kështu si në këtë album: të lehta pendël, me një prirje të fortë nga Funk-u dhe xhazi, me refrene të njëtrajtshme dhe me energji të palodhshme.
Albumi i dytë i SYTË pritet të dalë gjatë këtij viti dhe ne mezi po e presim!”, përfundon Noizz.de.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?














