Lajme
Mediat kosovare raportojnë se serbët në Veri kanë shkrepur plumba në afërsi të një grupi të atletëve kosovarë
Një grup kosovarësh prej 50 personash nga “Kosovo Mountain Club” kanë ndërruar drejtimin e ecjes, pasi në zonën e Zubin Potokut kanë hasur në dy persona të panjohur, të cilët kanë shtënë me armë zjarri, raportojnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Nga ky incident nuk është lënduar asnjë person, ndërsa detaje për rastin ka dhënë një nga zyrtarët e këtij klubi.
“Grupi ka qenë duke bë hiking (ngjitje), në malet mbi liqenin e Ujmanit, dy persona kanë shkrep përpjetë me armë zjarri, pas kësaj grupi ka marrë vendim me u kthy. Kanë qenë pjesëmarrës rreth 50 persona në grup, nuk ka të lënduar, grupi është në rregull. Grupi ka vazhdu me ecë për në Shalën e Bajgorës”, tha për Express.
I pyetur nëse rastin e kanë raportuar në polici, ai tha se rastin e kanë lajmëru në policinë e Zubin Potokut, dhe policia atje paraprakisht kanë qenë të njoftuar me email për ecjen e grupit në atë zonë.
“Incidenti ka ndodhur diku rreth 30 metra largësi, grupi vazhdon me ecë”.
Express ka kontaktuar me policinë Rajonale të Mitrovicës dhe me Prokurorinë, por kanë thënë se nuk kanë informacione për rastin.
Kjo ngjarje e klubit të atletëve kosovarë ishte paralajmëruar tash pesë ditë. Pjesë e këtij grupi ishte edhe ish-deputetja, Donika Kadaj-Bujupi.
Para pak minutash vetë ish-deputetja Kadaj-Bujupi, ka publikuar një fotografi nga Mitrovica.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune











