Lajme
Mediat ndërkombëtare rreth protestës së mbrëmshme në Tiranë
Mbrëmë Tirana u përfshi nga një protestë masive qytetare, për shkak të ekzekutimit të 25-vjeçarit Klodian Rasha nga ana e efektivit të policisë.
Ndjeshmëria ka qenë tepër e lartë te të gjithë njerëzit, të cilët janë solidarizuar me dhimbjen e familjarëve.
Protestës i kanë kushtuar vëmendje edhe mediat ndërkombëtare, të cilat raportuan gjerësisht në lidhje me atë që ndodhi gjatë 5 orëve në rrugët e kryeqytetit shqiptar. Mediat greke raportojnë për kryengritje në Tiranë.
“Reuters” raporton se fillimisht policia raportoi për një pistoletë të gjetur pranë viktimës Klodian Rasha, por më vonë u tha sërish prej organeve shtetërore se arma nuk i përkiste atij. “DailyMail” bën një përmbledhje të të gjithë asaj që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit në Shqipëri dhe thekson se i riu u vra sepse shkeli orën policore.
“25-vjeçari Klodian Rasha u qëllua për vdekje pranë shtëpisë së tij në Tiranë, pasi nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë për të ndaluar”, raportoi Euronews.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori Gjigandi zviceran i ushqimit Nestlé zbuloi për herë të parë toksinën cereulidë në formulën e foshnjave... -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana











