Kosova
“Paraqitja kontroverse e Kurtit në PS: Pjesë e një historie të vërtetë suksesi”
"Nëse paraqitjet si ajo e Kurtit ndihmojnë në rritjen e interesit (të të rinjve shqiptarë) për politikën zvicerane - aq më mirë", shkruajnë gazetat zvicerane
Lidhur me praninë e paralajmëruar të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në fushatën zgjedhore të Partisë Socialdemokrate (SP) të Zvicrës kanë shkruar gjerësisht mediat zvicerane sot. Në varësi nga përkatësitë partiake dhe pereferencat politike, reagimet kanë qenë të ndryshme, shkruan albinfo.ch. Duke pasur parasysh spektrin politik zviceran, të mbizotëruar nga partitë e djathta, është e kuptueshme që të ketë më shumë zëra kritikë se sa miratues.
Ndër këta të fundit që vizitën e Kurtit e shohin nga një perspektivë pozitive, është komenti i kolumnistit Jörg Ackermann, i botuar në disa gazeta zvicerane, ndër të tjera, në gazetën Tagblatt dhe Zuger Zeitung.
Në vazhdim, komenti i tij, i përkthyer shqip.
Para zgjedhjeve të vjeshtës, disa parti garojnë për votat e popullatës etnike shqiptare në Zvicër, mbi të gjitha PS-ja. Tashmë edhe kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, duket se do “t`i bie daulles” propaganduese për “kameradët” (shokët e partisë simotër, të majtë). Kjo është një shenjë e mirë.
Ndoshta nuk ka asnjë grup emigrantësh, imazhi i të cilit ka ndryshuar për mirë vitet e fundit si ai i Kosovës, transmeton albinfo.ch. E nisën futbollistët. Pa Xhakën, Shaqirin apo Behramin, nuk do të kishte ngritje në kombëtaren e Zvicrës. Pastaj erdhi muzika. Shumë yje të rinj të estradës zvicerane si EAZ apo Loredana kanë rrënjë shqiptare.
Dhe tani politika: Në pranverë, Ylfete Fanaj nga Lucerni ishte politikania e parë me prejardhje kosovare që u bë pjesë e një qeverie kantonale.
Nuk është çudi që disa parti po konkurrojnë për votat e diasporës kosovare në prag të zgjedhjeve të vjeshtës, mbi të gjitha PS-ja. Tani shefi i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, thuhet se do të ndihmojë shokët nga PS. Palët e tjera janë të indinjuar, por ky eksitim i tyre është vështirë të kuptohet. Aq më tepër që është e diskutueshme se sa të rinj kosovarë të brezit të dytë, me imazhin e tyre familjar ndonjëherë shumë tradicional, do të votojnë për PS-në.
Diçka tjetër është e rëndësishme këtu: Studime të ndryshme kanë treguar se pjesëmarrja në votime e popullsisë etnike shqiptare (në Zvicër) është shumë e ulët, shumë më e vogël se ajo e komuniteteve të tjera të huaja.
Prandaj, nëse paraqitjet e Kurtit ndihmojnë në rritjen e pjesëmarrjes dhe interesimit të tyre për politikën zvicerane – aq më mirë, transmeton albinfo.ch. Kushdo që voton, tregon se dëshiron të ndihmojë në ngritjen e “shtëpisë” së tij të re (Zvicrës). Nuk ka një formë më të mirë të integrimit. Do të ishte një hap i mëtejshëm drejt një historie të vërtetë suksesi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Arrestohet shqiptari për këtë arsye në Angli Një i ri shqiptar është vënë në pranga në Angli, pasi iu gjetën dhjetëra qese me...
-
Haradinaj diasporës: Mbështetjen tuaj për Atdheun, ta finalizoni me votën tuaj për Kosovën Fituese
-
Diaspora tregon interes për të votuar, 70 mijë aplikime për 2 javë
-
Lidhja Shqiptare në Botë përtërin radhët e veta
-
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart dhe Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon të gjeneroj energji diellore dirket nga hekurudhat Zvicra po hap rrugë të reja me lansimin e një projekti të parë fotovoltaik në botë....
-
Stacioni Kryesor i Cyrihut mbetet më i miri në Evropë
-
A e dini se qyteti Olten ndryshe e quajn edhe pika e takimit të Zvicrës
-
Zvicra ka një vijë mbrojtëse 10 km të gjatë në formën e çokollatës Toblerone
-
Në këto zonë të Cyrihut nuk po shiten apartamente përkundër çmimit më të ulët