Kosova
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për presidenten e re të Kosovës
Zgjedhja e një gruaje për presidente në Kosovë për herë të dytë mori vëmendje edhe në mediat ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për zgjedhjen e kandidates së Lëvizjes Vetëvendosje nga lista “Guxo” në postin e të pares së shtetit.
“38-vjeçarja karizmatike mori mbështetjen nga Parlamenti në një votim të bojkotuar nga një parti serbe”, raporton deutschewelle, gjersa mediumi tjetër gjerman, “Der Tagesspiegel”, shkruan se “Vjosa Osmani u zgjodh Presidente e Kosovës”.
Gazeta franceze, France24 shkruan se “ligjbërësit zgjodhën politikanen më të popullarizuar të Kosovës, Vjosa Osmani, si presidente”.
“Parlamenti i Kosovës ka emëruar një profesoreshë të Juridikut, 38-vjeçaren e arsimuar në SHBA dhe kandidate e partisë në pushtet Vetëvendosje, si presidenten e re të vendit, pas zgjedhjeve në shkurt”, ka shkruar agjencia e lajmeve Reuters.
Mediumi arab për Gadishullin e Ballkanit, aljazeera, raporton se “në raundin e tretë të votimit, Kuvendi i Kosovës zgjodhi kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente; 71 deputetë votuan pro dhe 11 vota ishin të pavlefshme”.
“Vjosa Osmani është presidentja e re e Kosovës”, shkruajnë mediat italiane, ku më tutje thonë se ka doktoruar në Universitetin e Pittsburghut në SHBA.
“Parlamenti i Kosovës solli në postin e presidentes reformisten Vjosa Osmani”, shkruajnë mediat spanjolle.
Anadolu Agency, agjencia e lajmeve turke, thekson se “politikania 38-vjeçare merr 78 vota në raundin e tretë për t’u zgjedhur presidente e Kosovës”.
Ndryshe, Vjosa Osmani është edhe anëtare e Bordit të Rrjetit Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe anëtare në Komisionin Drejtues të Deputetëve të rinj të Bankës Botërore dhe FMN-së.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA Për shkak të luftës në Iran, qeveria zvicerane nuk autorizon më asnjë eksport të ri armësh... -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten -
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve












