Lajme
Mediumi serb: BE-ja i cakton afat Vuçiqit për marrëveshje me Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të ketë vetëm një vit afat që të nënshkruajë një marrëveshje me Kosovën dhe një ditë kohë që t’i vendosë sanksione Rusisë, menjëherë pasi të formohet qeveria e re në krye me Ana Bërnabiqin, përcjell albinfo.ch.
“Vuçiq ka një ditë nga formimi i qeverisë për të vendosur sanksione dhe masa të tjera kufizuese kundër Rusisë dhe Bjellorusisë dhe një vit për të nënshkruar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Prishtinën”, thonë burime diplomatike serbe për të përditshmen ‘Danas’.
Siç shkruan gazeta serbe, nëse Serbia nuk është e gatshme të harmonizojë politikat e jashtme me ato të Bashkimit Evropian, atëherë do të përballet me masa kufizuese të Bashkimit Evropian.
“Nëse Bashkimi Evropian vendos për sanksione, hapi i parë do të jetë ndalimi i fluksit të parave në Serbi, pastaj anulimi i Shengenit, ndalimi i negociatave për anëtarësim në BE dhe më pas vinë sanksionet”.
Nga ana tjetër, Vuçiq do t’i mbajë shpresat tek mbështetja e udhëheqësit autoritar në Hungari, Viktor Orban dhe tek Komisioneri i BE-së, Oliver Varhelyi, nëse BE vendos të ndërmarrë veprime të tilla.
“Aleksandar Vuçiq shpreson në mbështetjen e Viktor Orbanit për ta bllokuar atë ose përmes Këshillit të BE-së ose përmes Komisionerit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi”.
Megjithatë, mundësitë që BE t’i vërë sanksione Serbisë janë të pakta, sipas burimeve të mediumit serb, ajo çka mund të ndodhë është që Parlamenti Evropian të miratojë rezolutë për t’i pezulluar negociatat për anëtarësim të Serbisë në BE.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut Që nga fundi i qershorit, pasagjerët që nisen nga Aeroporti i Cyrihut janë lejuar të mbajnë... -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit













