Sport
Mehmedi, i kënaqur në Ukrainë
Në janar të këtij viti Mehmedi ka lënë rrethin e tij të njohur në Winterthur dhe në Cyrih për të shkuar në Ukrainën e largët, në Kiev, ku kishte lidhur kontratë me Dinamon.
Sot, kur kanë kaluar katër “muajt e provës”, Admiri duket i kënaqur. “Në fillim prindërit por edhe rrethi ishin shumë skeptikë”, thotë lojtari 21 vjeçar me prejardhje nga Tetova. “Biri im. Ukraina shumë larg. Kjo po më frikëson!… i ishte drejtuar babai, Emërliu, kur kishte dëgjuar për ofertën. Por tashti edhe ai është bindur se djali i tij ka pasur të drejtë kur ka vendosur të vinte në Ukrainë.
Mehmedi thotë se të gjithë e kanë shpotitur se këtë rrugë kaq të gjatë po e merrte vetëm për shkak të parave. Është e vërtetë që pagesa dhe trajtimi janë shumë të mira, thotë Admiri. Të përmendim vetëm se, veç tjerash, klubi i ri i mundëson atij 10 fluturime në vit për në Zvicër…
Mirëpo, shton ai nuk është kjo e tëra. Duhet të dini se klubi Kiev nuk është çfarëdo klubi. Ai përmend këtu vetëm dy nga kolosët që kanë mbrojtur ngjyrat e Dinamos: Oleg Blochin, që ka qenë njëherësh reprezentuesi më i njohur i ish Bashkimit Sovjetik dhe aktualisht, futbollisti i nivelit botëror, Schevçenko.
Admir Mehmedi është i kënaqur edhe me bilancin e deritashëm në ndeshjet për Dinamon. Nga 8 ndeshjet ai ka luajtur në pesë nga fillimi dhe ka shënuar një gol, shkruan veç tjerash gazeta Tages Anzeiger në një artikull të gjatë kushtuar futbollistit shqiptaro-zviceran
Me të përfunduar kampionati, Admiri do të marrë rrugën për në Maqedoni, ku do t`i kalojë disa ditë pushimi. Nuk mund të mungojë gjatë sepse e presin grumbullimet për kombëtaren e Zvicrës dhe ushtrimet për sezonin e ardhshëm me Dinamon.
E-Diaspora
-
Reis Luzhnica nga SP bëhet sërish deputet në Parlamentin e Cyrihut Parlamentin e qytetit të Cyrihut (asamblenë) do ta “mbulojë” sërish politikani shqiptarozviceran Reis Luzhnica, me rrënjë... -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut -
smzh ag hap filialin e 13-të në Sursee -
Inxhinierët shqiptarë në Zvicër organizojnë cikël webinaresh për shkëmbimin e njohurive profesionale -
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit
Jeta në Zvicër
-
Reis Luzhnica nga SP bëhet sërish deputet në Parlamentin e Cyrihut Parlamentin e qytetit të Cyrihut (asamblenë) do ta “mbulojë” sërish politikani shqiptarozviceran Reis Luzhnica, me rrënjë... -
Fitore shumë e ngushtë e të Majtës në Parlamentin e Cyrihut -
Paga minimale në Gjenevë ulet për punët verore -
Ekzekutivi i Cyrihut “rrëshqet” tutje në të majtë -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut











