Lajme

Mëngjesi i sotëm, 4 orë pritje në dalje të Merdarit

Tollovi, kolona të gjata në pikën kufitare të Merdarit dhe Dheut të Bardhë

Pritje të gjata po vazhdojnë ditëve të fundit në kufirin e Merdarit dhe Dheut të Bardhë për të lëshuar vendin. Pritjet dhe kolonat ishin mbi 4 orë.

Albinfo.ch raporton se pritja në mëngjesin e sotëm është edhe më e gjatë, në dalje të pikës Merdar është 240 minuta dhe në pikën Dheu i Bardhë pritja është mbi 1 orë (60-70 minuta.)

Qytetarët që po kalonin kufirin për të dalë nga Kosova janë përballur me kolona të gjata.

Sipas Qendrës për menaxhimin e pikave kufitare, pritjet më të mëdha janë në këto dy pika, ndërsa në pikat e tjera nuk ka pritje. /Albinfo.ch