Lajme
Mercedesi shpërblen punonjësit me një bonus rekord
Kompania gjermane Mercedes-Benz ka ndarë një pjesë të fitimeve me punonjësit e vet që nga viti 1997 dhe këtë vit ata do të paguhen me një ,shumë rekord, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2023, rreth 100 mijë punonjës të Mercedesit morën bonus prej 7.300 eurosh si “shenjë respekti” pas një viti fitimprurës më 2022. Vitin e kaluar, punonjësit ishin shpërblyer me nga 6 mijë euro.
Bonusi do t’u paguhet punonjësve në Gjermani bashkë me pagën e muajit prill. Në fillim të vitit financiar 2023 do të vendoset një sistem i ri për llogaritjen e bonuseve. Mercedesi thotë se strategjia e re do të harmonizohet me sistemin ekzistues të menaxhimit.
Këto bonuse bujare vijnë në një kohë kur Mercedesi ka vendosur të investojë 40 miliardë euro deri në fund të dekadës për të financuar ofertën elektrike. Marka luksoze gjermane synon të shesë vetëm automjete elektrike në tregje ku kushtet e lejojnë nga viti 2030.
Kompania po zhvillon disa platforma të reja si MMA për veturat kompakte, MB.EA për automjete të mesme dhe të mëdha, si dhe platformën AMG-EA për modelet me performancë të lartë. Përveç kësaj, platforma VAN.EA do të jetë baza e automjeteve komerciale.
Mercedesi beson se veturat hibride dhe elektrike do të përbëjnë gjysmën e shitjeve totale vjetore deri në vitin 2025, pesë vjet më herët se sa ishte vlerësuar fillimisht.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ Nën organizimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka arritur grupi i parë prej 10 specializantëve... -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel













