Lajme

Mercenarët serbë u bashkohen rusëve në Ukrainë

Në rajonin e Zaporizhzhias në Ukrainë, mercenarët e parë serbë i kanë filluar stërvitjen ushtarake si pjesë e Batalionit të Vullnetarëve Sudoplatov.

Në rajonin e Zaporizhzhias në Ukrainë, mercenarët e parë serbë i kanë filluar stërvitjen ushtarake, si pjesë e Batalionit të Vullnetarëve Sudoplatov.

Lajmi u bë publik përmes një deklarate të batalionit këtë të martë. Aty thuhet se vullnetarët serbë, së bashku me luftëtarët nga Rusia, marrin pjesë në të gjitha stërvitjet luftarake në një nga terrenet stërvitore të rajonit të Zaporizhzhias për pjesëmarrje të mëtejshme në një operacion special ushtarak, transmeton Albinfo.ch.

Në një prononcim për mediat ruse një nga mercenarët serbë tha se iu bashkua ushtrisë ruse për shkak të padrejtësive që Serbisë i janë bërë nga NATO në lidhje me Kosovën.

“Ne erdhëm për të mbështetur vëllezërit rusë, pasi i kujtojmë mirë ngjarjet që ndodhën në Jugosllavi në vitet e nëntëdhjeta. Kujtojmë padrejtësinë e NATO-s ndaj Serbisë dhe situatës në Kosovë. Prandaj, ne kemi ardhur për të mbështetur popullin rus në luftën e tyre”, tha një nga vullnetarët serbë me njofkën “Danub” për median ruse RIA Novosti./Albinfo.ch