Shqipëria
Merdar, deri në tri orë pritje për të hyrë në Kosovë
Me orë të tëra janë duke pritur mërgimtarët nëpër pikat kufitare
Është bërë e ditur se edhe sot mërgimtarët, të cilët po vijnë nga Evropa në Kosovë për festat e fundvitit, po presin me orë të tëra nëpër pikat kufitare, shkruan albinfo.ch.
Sipas informacioneve të fundit nga “Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar”, thuhet se vetëm në pikën kufitare në Merdar radhët e pritjes kanë shkuar deri në 1.5 kilometra, ndërsa duhen më shumë se tri orë për të hyrë në Kosovë.
Po ashtu, pritje vihen re edhe në pikën kufitare në Muçibabë, pasi radha është 1.2 kilometra, ndërsa pritja shkon deri në dy orë.
Nga ana tjetër, në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë më të pakta, shkojnë deri në 40 minuta.
Ndërkohë në Jarinje dhe Mutivodë qytetarët presin deri në 15 minuta për të hyrë në Kosovë. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare















