Lajme
Mërgata e përfaqësuar në çdo ministri të Kosovës
"Nuk ka ministri që nuk ka dikë nga mërgata jonë", ka thënë kryeministri Albin Kurti.
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2021/03/443655488_highres.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Qeveria është duke punuar në krijimin e kushteve për ngritjen e investimeve nga mërgata në atdhe, dhe për transferim të dijes e përvojës nga mërgata në Kosovë.
Kurti bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, në kuadër të organizimeve të shumta për mërgatën këtë verë, mbajtën edhe një bashkëbisedim me bashkatdhetarë në lidhje me ndikimin që mund ta ketë mërgata në proceset shoqërore karshi angazhimit dhe planit që ka qeverisja jonë për diasporën, raporton Albinfo.ch.
Kryeministri tha se mërgata është e përfaqësuar në Qeveri.
“Nuk ka ministri që nuk ka dikë nga mërgata jonë, e ne i kemi tre ministra që i janë bashkangjitur qeverisë sonë pikërisht nga diaspora. Ministra e Shëndetësisë, ministria e Mbrojtjes dhe ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kanë tre veprimtarë të çështjes kombëtare, profesionistë të dalluar, të cilët janë në kabinetin tonë qeveritarë”, tha ai.
Tutje, Kurti tha se brenda vitit pritet finalizimi i ligjit të ri për diasporën dhe strategjia për angazhimin e diasporës.
“Do ta trajtojmë edhe çështjen e votës jashtë vendit në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të mos mbahen sikur në të kaluarën kur duhet të votohet para se të bëhet fushata shumë më herët përmes postës ose duhet paguar biletat e shtrenjta të aeroplanit për Kosovë. Mërgata jonë gjithmonë është e mirëseardhur mirëpo kemi për detyrë që shërbimi ynë i jashtëm, përfaqësitë tona diplomatike, ambasadat dhe konsullatat të mundësojnë edhe shërbimin e votës prej jashtë vendit”, tha kryeministri Kurti.
Në lidhje me punët që kanë filluar tashmë, Kurti kujtoi koncept-dokumentin për mësimin plotësues jashtë vendit; grupin punues ndërinstitucional për të adresuar sfidat që i kemi përpara për anëtarësimin në Byronë Evropiane për Kartonin e Gjelbër; Lansimin e nismës ‘Shijo Kosovën’ që për qëllim ka bashkëbisedim me pjesëtarë të diasporës që janë kthyer në shtëpitë e tyre në Kosovë; Letrat me vlerë të Thesarit; Programi për Diplomaci Qytetare që ka për qëllim t’i ndërlidhë profesionistët nga diaspora./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër ngushëllon familjen Dalipi "Komuniteti mjekësor në Zvicër humbi sot papritmas kolegun e nderuar, doajenin e psikiatrisë dhe psikoterapisë Dr.med....
-
Ndahet nga jeta psikiatri, Dr. med Sami Dalipi
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron festën e Kurban-Bajramit
-
Si e sheh Zvicra Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit
-
Vendimi i gjyqit: 17 vjet burgim për bashkëshortin e Shqiponja Isufit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy ditët vijuese, mbi 30 gradë Celsius Pas muajit maj dhe gjysmës së parë të qershorit të pasur me reshje, në fillim të...
-
Zviceranët ende e kundërshtojnë njohjen zyrtare të gjinisë së tretë
-
Policia zvicerane arreston katër britanikë për shkak të shpejtësisë, u konfiskohen makinat
-
Zviceranët po “largohen” nga lajmet, sipas një raporti
-
Vitin e kaluar pati numër rekord bllokimesh trafiku në rrugët e Zvicrës