Integrimi
“Mërgimi i dytë” i shqiptarëve në Zvicër, në fokus të numrit të ri të magazinës albinfo.ch
Bëhet fjalë për dukurinë e re, të ardhjes në Zvicër të shqiptarëve nga Italia, Greqia, Austria apo dhe vende tjera evropiane, për të bërë këtu “mërgimin e dytë”
Numri më i ri i magazinës albinfo.ch, vjen me fokusin e drejtuar nga “mërgimi i dytë” i shqiptarëve. Bëhet fjalë për dukurinë e re, të ardhjes në Zvicër të shqiptarëve nga Italia, Greqia, Austria apo dhe vende tjera evropiane, për të bërë këtu “mërgimin e dytë”.
Gazetarët tanë kanë intervistuar ose portretuar disa përfaqësues më tipikë të kësaj vale të re mërgimtarësh. Ata rrëfejnë për rrugën e tyre jetësore, për motivet e ndërrimit të mjedisit, dallimet në mes të vendit ku kanë jetuar deri tani dhe vendit që kanë zgjedhur për tu vendosur me familjet e tyre etj. Disa prej të portretuarve kanë ngritur edhe bizneset e tyre të suksesshme në Zvicër ndërsa që të gjithë i dallon vitaliteti dhe zelli për punë, në profesionin e tyre.
Në këtë numër albinfo.ch ka bërë edhe një intervistë të zgjeruar me një grua afariste të suksesshme shqiptare nga Zvicra. Fjala është për Merita Pintën, pronaren e pesë qendrave për të moshuar, ose punëdhënësen e më shumë se 100 personave. Veç afarizmit, ku ajo ka arritur suksese të pamohueshme, Merita Pinta dallohet edhe për mbështetjen që i jep jetës kulturore dhe artistike në Zvicër e më gjerë.
Një bllok tematik i veçantë në këtë numër të magazinës përbëhet nga një numër prezantimesh të floktarëve shqiptarë të Zvicrës. Janë realizuar portrete të mjeshtërve të përkushtuar të floktarisë, disa prej të cilëve njihen edhe si artistë të zanatit të tyre, edhe përtej Zvicrës.
Sikur në çdo numër të saj, edhe kësaj here albinfo.ch prezanton artistë, këngëtarë, pjesë të estradës së diasporës shqiptare, kryesisht nga Zvicra.
Magazinën albinfo.ch mund ta gjeni në të gjitha mjediset e frekuentuara nga shqiptarët në gjithë Zvicrën. Duke filluar nga përfaqësitë diplomatike e konsullore të Kosovës dhe Shqipërisë në këtë vend, qendrat dhe klubet e ndryshme kulturore ose sportive, qendrat fetare, lokalet afariste, shitoret etj.
Ju urojmë lexim të këndshëm!
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit Kohëzgjatje e shtuar e konsultimeve, gabime, dublikime apo edhe mashtrime: çdo vit, profesionistët e shëndetit kërkojnë... -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden












