Kosova
Mërgimtarët fajësojnë policinë dhe institucionet për pritjet në kufi
5 orë kanë pritur qytetarët për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare në Merdarë. Me orë të tëra kanë pritur edhe shumë të tjerë për të dalë nga Kosova.
Mërgimtarët kanë thënë se fajtor për këtë janë Policia dhe institucionet shtetërore që nuk po ndërmarrin asgjë për të reduktuar pritjet në pikëkalimet kufitare, përcjell albinfo.ch.
Mërgimtarët thonë se askund nuk kanë pritur më shumë se këtu. Sipas tyre, gjatësia e kolonës arrinte në mbi 2 km dhe pjesëtarët kufitarë nga ana e Serbisë punonin shumë ngadalë, duke përmendur këtu edhe punimet që po bëhen për pikë të re kufitare.
Por edhe për të dalë nga Kosova gjatë ditës ka pasur kolona të gjata. Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka thënë se te pala kosovare mund të pritet 2 ose 3 minuta, por vonesat për të hyrë në Kosovë po i shkakton pala serbe.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë Turistët e huaj do të duhet të paguajnë taksë tranziti për të kaluar me makinë nëpër... -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale














