Lajme
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, kolona të gjata nëpër kufijtë evropianë
Kolona të gjata të mërgimtarëve të cilēt ia kanë mësyrë Kosovës kanë shkaktuar tollovi nëpër kufij të Evropës, raporton Albinfo.ch.
“Kosova është bërë e paarritshme përmes rrugëss tokelësore”, thonë bashkëkombas të cilët mbrëmë kanë marrë rrugë drejt Kosovës, shkruan tutje Albinfo.ch.
“Mendojeni mirë, para se te niseni kete vikend per Kosove: Ju presin kolona te gjata ne çdo pike kufitare; e ato shkojne deri ne 10 km. Kurse pritjet 3, 5 e me teper ore. Pritjet ne kufirin Gjermani-Austri shkonin mbi dy ore. Austri-Slloveni, ne tunelin Karawanka, 10 km kolone, pritjet me teper se 3 ore. Slloveni-Kroaci kolone e gjate dhe thuajse nuk levizte fare”, shkruan Bekim Dalipi i cili ishte nisur nga Zvicra drejt Kosovës.
Po i degjoj njerezit te thone: Nese vazhdon keshtu, do te kthehem te mbrapa, rrëfen ai.
Pjesa dermuese e veturave ne kolone, jane me tabela te Zvicres, pra pa dyshim nje numer i larte i tyre shqiptare.
Madje, udhëtarët deklarohen se oficerët kufitarë qëllimshëm po shkaktounë kolona të tilla.
“Pas pritjeve te gjata ne kufirin Slloveni-Kroaci, leshuam autostraden me shpresen se pika kufitare jashte autostrades, ne Bregana, s’do te kishte ngarkese dhe do te kalonim me shpejt. Por u gabuam se aty pritem edhe tri ore dhe ne fund policia kufitare sllovene na kthen te mbrapa me arsyetimin se ne kete pike kufitare mund te kalojne vetem shtetas te BE-se. Ju te tjeret (nje shtetas zviceran dhe dy kosovare) ne autostrade- na drejtohet polici slloven”, deklarojnë udhëtarët
“Ne e lame krejt, po kthehemi prape ne Zvicer, se kur sllovenet te poshtersojne keshtu si shtetas i Kosoves, çfare pret nga te tjeret!?”, shkruan Bekim Dalipi në rrjetin e tij social.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














