Kosova
Mërgimtarët preferojnë të udhëtojnë me aeroplan përkundër çmimit të biletave
Koha për tu kthyer në vendet e tyre, mërgimtarët po zgjedhin të udhëtojnë me aeroplan.
Trendi i çmimeve të larta nga agjencitë turistike që operojnë në Kosovë vazhdon të vërehet akoma më shumë në sezonin kur mërgimtarët vijnë nga vende të ndryshme.
Pavarësisht çmimeve të larta të biletave të aeroplanit, mërgimtarët preferojnë të vijnë në Kosovë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Kjo pasi që, sipas tyre, është më komode. Por shumë prej mërgimtarëve ankohen se çmimet e biletave janë shumë të larta dhe kërkojnë që të bëhet dicka në uljen e çmimeve.
Ndërsa, agjencitë e fluturimeve i japin arsyet e shtrenjtimit të çmimeve gjatë sezonit veror. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës tregojnë për një trend në rritje të pasagjerëve që e frekuentojnë ketë aeroport, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Çmimet e biletave nga vendet e ndryshme variojnë nga 200 euro deri mbi 1000 euro.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












