Lajme

Mërgimtarin që kur ishte kthyer në Kosovë nëna nuk e kishte njohur në aeroport, rrëfimi i trishtë

Rrëfimi i një emigranti, lufta për jetën në kushte të vështira ekonomike

Enes Limanin e detyruan kushtet e vështira ekonomike që të marr rrugën drejt kurbetit, ani pse rrethanat nuk ishin të favorshme.

Për shkak të fëmijërisë së vështirë, kushteve ekonomike që çdo ditë po përkëqësoheshin ai mori rrugën drejt mërgimit për të gjetur një jetë më të mirë.

Ironia e fatit bëri që ai shumë vite të mos kthehet në vendlindje për shkak të dokumentacionit jo të rregullt. Ndër tjera ai në një rrëfim në ATV tregon që ditën që kishte vendosur që të kthehej në Kosovë kishte qenë i lumtur por edhe i trishtuar.

Mes tjerash ai tregon për një ngjarje të trishtë që i ndodhi me nënën e tij në aeroport. Duket e pabesueshme por kur nëna e kishte takuar në aeroport nuk e kishte njohur djalin e saj, kishte vite pa e takuar dhe për shkak të mallit dhe emocioneve nuk kishte arritur që ta dallonte.

Ai sot thotë se të gjithë mërgimtarët nuk e kanë të lehtë të jetojnë larg vendlindjes, dhe ëndrra e tyre është të kthehen në vendlindje.