Kosova

Mërgimtarit ia thyejnë veturën dhe i marrin 5 mijë euro

Një mërgimtar ka raportuar se i është thyer vetura e tij gjatë qëndrimit në Kosovë dhe i janë marrë pesë mijë euro

Shumë mërgimtarë zgjedhin që pushimet e tyre gjithmonë t’i kalojnë në Kosovë.

Por një mërgimtari pushimi nuk i shkoi, ashtu siç e kishte planifikuar. Të njëjtit iu thye vetura nga ku iu morën dokumente, një çantë dhe para në vlerë prej pesë mijë euro.

I. Krasniqit, iu thye vetura në momentin kur ai e kishte parkuar atë tek Ujëvara e Mirushës, në Klinë, raporton Indeksonline.

E të afërm të pronarit të veturës thanë për Indeksonline se në momentin kur është lajmëruar thyerja e veturës dhe vjedhja, policia ka vonuar dy orë për të arritur në vendin e ngjarjes. Indeksonline ka siguruar edhe dy videot që tregojnë momentin e thyerjes së veturës në fjalë, përcjell albinfo.ch.

Duhet përkujtuar që janë të shpeshta rastet e thyerjeve të veturave, marrjes së çantave me gjësende e shpesh herë me shuma mjaft të mëdha të parave në to.

Tashmë me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë, por që asnjë person nuk është arrestuar ende për thyerjen e veturës dhe grabitjen e të hollave.