E-Diaspora
Merita Pinta zgjidhet kryetare e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër
Afaristja e njohur në Zvicër, Merita Pinta në kuvendin e jashtëzakonshëm të mbajtur sot është zgjedhur në krye të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër
Gjatë ditës së sotme në Cyrih në është mbajtur kuvendi i jashtëzakonshëm i Rrjetit të Bizneseve shqiptare në Zvicer. Me këtë rast janë mbledhur përfaqësues të komunitetit të bizneseve shqiptare në Zvicër të cilët kanë zgjedhuar kryesinë dhe kryetaren e re të këtij rrjeti.
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër për herë të parë në historinë e tij që nga viti 2013 udhëhiqet nga një grua.
Me të marrë besimin e anëtarëve biznesmenë, Merita Pinta ka shprehur gatishmërinë e saj për dhënë gjithë kontributin dhe përvojën e saj për të fuqizuar dhe zgjeruar bashkëpunimin me të gjitha bizneset e komunitetit shqiptar, që veprojnë në Zvicër.
Në Kuvendin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Kosovës, Sami Ukelli dhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kenan Ramadani.
Ambasadori Ukelli, pasi ka përshëndetur kuvendin, ka thënë se është koha e duhur për të aktivizuar Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Zvicër, raporton albinfo.ch. Sipas tij është koha që numër sa më i madh i kompanive të diasporës të bëhen pjesë e Rrjetit të Bizneseve shqiptare në Zvicër, në mënyrë që nëpërmjet kësaj të kemi një bashkëpunim sa më të madh, ngase e gjitha kjo do të ishte në të mirë të shoqërisë sonë.
Ambasadori Ukelli tha se si ambasadë mbështesim çdo iniciative dhe përpjekje të rrjetit për bashkim dhe organizim në forma të tilla të bashkëpunimit, të cilat do të jenë në dobi të komuniteti tonë në Zvicër e të cilat do të mund të ndihmonin që edhe Kosova të përfitojë.
Një fjalë rasti ka mbajtura edhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Kenan Ramadani, i cili ka thënë se do të jetë adresë dhe derë e hapur për Rrjetin e Bizneseve shqiptare në Zvicër.
Fehmi Fetahi, Kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare ne Zvicër, ka thënë se, marrë parasysh situatën në të cilën aktualisht ndodhemi, është i domosdoshëm riaktivizimi i këtij rrjeti të Bizneseve në mënyrë që të kemi takime dhe afri më të madhe në mes të bizneseve, ngase sipas tij vetëm në këtë mënyrë do të arrinim të krijonim strukturë të fuqishme të bizneseve që do të ishte në të mirën e bizneseve të diasporës dhe vendit tonë.
Kryetari dhe kryesia e re e RrBSHZ:
Kryetare, Merita Pinta
Nënkryetare, Dr. Fatime Imeri-Berisha
Rexhep Berisha, Nënkryetar
Anton Nikolla, anëtar i Kryesisë
Ylli Doko, arkëtar
Teuta Kerhani-Rifati, anëtare e Kryesisë
Punimet e këtij Kuvendi të Jashtzakonshëm të Rrjetit të Bizneseve i ka përshëndetur edhe Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë.
” Zvicra si vatër e rëndësishme e diasporës shqiptare, me një prani të madhe të bizneseve shqiptare shumë të suksesshme, ka një rol të veçantë për Rrjetin global, dhe për atdheun tonë. Ju jeni një motor për zhvillimin e atdheut, dhe një shtyllë e pazëvendësueshme ekonomike dhe kulturore për Kosovën, Shqipërinë, Kosovën Lindore, Maqedoninë, Malin e Zi dhe më gjërë.”, thuhet në letrën përshëndetëse të Rrjetit i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë.
Në vijim lexoni të plotë letrën:
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër është themeluar në vitin 2013, si organizatë e parë e pavarur jopolitike dhe joprofitabile, si urë lidhës e bizneseve të diasporës me vendlindjen.Tashmë funksionojnë mbi 20 rrjete biznesesh të shqiptarëve në tërë botën.
Foto:Merita Pinta zgjidhet kryetare e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave


















