Bota
Merkel dhe Sanchez diskutojnë për migrimin
Kancelarja Angela Merkel e përshëndeti marrëveshjen me Spanjën për pranimin e refugjatëve që dëbohen nga Gjermania apo Austria në rast se kanë kërkuar më parë azil në Spanjë.
Kjo marrëveshjen mund të vendosë “më shumë rregull në lëvizjet migratore dytësore”, tha Merkel në Sanlucar de Barrameda ku u takua me kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez.
Që nga kjo fundjavë (11.08) refugjatët që kapen në kufirin gjermano-austriak mund të dëbohen për në Spanjë brenda 48 orëve në rast se ata kanë kërkuar atje azil atje. Megjithatë kjo me sa duket do të ndodhë rrallë, sepse sipas Ministrisë së Brendshme Gjermane që nga mesi i qershorit gjatë kontrolleve kufitare në Bavari nuk ka pasur asnjë rast të tillë, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch.
Pyetjes së gazetarëve se nëse në kushte të tilla marrëveshja nuk ka më tepër se vlerë simbolike, Merkeli iu kundërpërgjigj me fjalët se kjo marrëveshje bën të qartë se “Gjermania dhe Spanja mendojnë për një zgjidhje evropiane” dhe për këtë ajo e vlerëson marrëveshjen “shumë, shumë lart”. Kancelarja theksoi se “negociata intensive” po zhvillohen edhe për një marrëveshje të ngjashme me Greqinë.
Spanjë: Trefishohet numri i refugjatëve
Jo vetëm në Gjermani por edhe në Spanjë për çështjen e emigracionit po debatuar me forcë, pasi gjithnjë e më shumë emigrantë po u drejtohen brigjeve të Spanjës duke e vënë vendin në kufijtë e kapaciteteve të veta, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch.
Ngushtica e Gjibraltarit midis Spanjës dhe Marokut është në pikën më të ngushtë vetem rreth 14 kilometra. Dhe aktualisht, shumë emigrantë po përpiqen të kalojnë përmes Detit Mesdhe nga Afrika e Veriut në Spanjë. Krahasuar me vitin e kaluar numri i refugjatëve në Spanjë është trefishuar. Shumë vetë kërkojnë punë në Spanjë dhe konkurrojnë me ata që tashmë janë atje.
Lajmet për emigrantët aë synojnë në brigjet e Spanjës nuk po pakësohen. Nëntë migrantë nga Afrika pësuan së fundi avari në një anije druri në det të hapur. Anijet e shpëtimit të rajonit spanjoll të Andaluzisë i shpëtuan nëtë burrat pas një thirrje SOS. Refugjatët i strehuan në Tarifa, njofton agjencia Europa Press. Ata thuhet se ishin nga vende në jug të Saharasë dhe ishin nisur drejt Spanjës me varkën e tyre prej druri nga qyteti bregdetar marokan Tangier.
E-Diaspora
-
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para Shoferi në telefon përplasi për vdekje kosovarin, dënimi ngjall polemika... -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën












