CH-Ballkani
Merkel ia thotë troç Mustafës: S’ka asnjë shans të azilit për kosovarët
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, janë shprehur edhe një herë kundër aplikimeve të mëtejshme për azil nga shqiptarët e Kosovës në Gjermani.
Gjatë takimit të përbashkët të martën në Berlin mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ndër të tjera kanë diskutuar edhe për numrin e lartë të refugjatëve të Kosovës në Gjermani.
“Dëshiroj të ritheksoj që pothuajse nuk ka asnjë shans që t’iu njihet kërkesa për azil kosovarëve”, ka thënë kancelarja Merkel.
Ndërkohë edhe kryeministri Mustafa ka kërkuar nga shteti gjerman që të kthehen të gjithë refugjatët që kanë aplikuar për azil kohët e fundit. “Ata që kanë ardhur kohët e fundit duhet të kthehen”, ka thënë Mustafa. “Kosova është një vend i sigurt”, raporton “onvista.de”, transmeton albinfo.ch.
Merkel premtoi se do të ndihmojë Kosovën për të përmirësuar kushtet e jetesës atje.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave

















