Lajme
Merkel synon mbyllje më të rreptë në Gjermani
Të enjten, Kancelarja Angela Merkel (CDU) mbrojti bllokimin e zgjeruar dhe më të rreptë të Gjermanisë, duke theksuar se tani është koha për të ndërmarrë veprime, përcjell albinfo.ch.
Pamja aktuale se si Gjermania po përballet me pandeminë është shumë e përzier, tha ajo në një konferencë shtypi në Berlin të enjten. Nga njëra anë, infeksionet e reja përfundimisht po zvogëloheshin, duke arritur nivelin më të ulët që kur masat e bllokimit u futën për herë të parë në fillim të nëntorit.
“Kjo tregon se masat e vështira me të cilat njerëzit në Gjermani janë dashur t’i përfillin me javë të tëra kanë filluar të kenë ndikim. Dhe, në thelb kjo tregon se përpjekja ia vlen”, tha Merkel.
Por, në të njëjtën kohë, tha ajo, numri i përditshëm i të vdekurve është jashtëzakonisht i lartë.
“Këto nuk janë vetëm numra, këta janë njerëz që kanë vdekur në vetmi, këto janë fate, këto janë familje që i vajtojnë”, vazhdoi Kancelarja.
Të martën, Gjermania zgjati dhe shtrëngoi një mbyllje në vend që nga 1 nëntori, duke vendosur gjithashtu masa të tilla, si veshja e detyrueshme e maskave në transportin publik, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit Shkeljet e shpejtësisë në autostradat zvicerane dhe kufijtë e ligjit... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike












